Si të Hapni një Biznes në Dubai?

Përshkrim: Me një mori përparësish ekonomike,hapja e një biznesi në Dubai është një nga opsionet më fitimprurëse që mund të përfitohet nga sipërmarrësit në të gjithë botën.

Njerëz nga mbarë globi  investojnë para në industrinë e lulëzuar të Dubait.Po ju? Akoma nuk keni vendosur te krijoni biznesin tuaj në këtë qytet rrëzëllitës?Duke qenë kryeqyteti i tregëtisë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në të njëjtën kohë një nga tregjet më të zhvilluara në botë,Dubai njihet si qendra kryesore financiare dhe tregtare,e përkufizuar si një destinacion parësor investimesh nëpër botë,që inkurajon investimet e biznesit të huaj për më shumë se një dekadë.

Pa përjashtuar lehtësirat,infrastrukturën e shkëlqyer dhe të qënit një vend pa takes (0% taksa mbi të ardhurat personale dhe të bashkërenduara) një tjetër faktor tërheqës që Dubai ofron për biznesmenët vendas dhe të huaj, është mundësia e hapjes së 3 llojeve kryesore të kompanive.

Llojet e Kompanive

Offshore

Nëse dëshironi të bëni biznes vetëm jashtë territorit të Emirateve të Bashkuara Arabe,atëherë offshorë është opsioni më i favorshëm për ju.Kjo kompani operon ose menaçhohet jashtë vendit në të cilin është regjistruar duke paraqitur si një avantazh të jashtëzakonshëm mundsinë për të minimizuar kostot tuaja operative,pasi nuk do të jetë e nevojshme të merrni me qira ndonjë ambjent pë të ushtruar veprimtarinë tuaj, mjafton të mbani aktivitetin tuaj në këmbë dhe të paguani tarifat vjetore të rinovimit.

Freezone

Nëse doni të jeni zotëruesi i vetëm i kompanisë pa patur një partner lokal,politika pa taksa,riatdhesim të plotë të fitimeve,krijim biznesi me kosto të ulët,atëherë optimale për ju është të hapni një biznes nën emrin e Freezone.Qeveria e Dubait i ka ngritur këto subjekte veçanërisht për të inkurajuar investimet ndërkombëtare,por me kufizimin e aktivitetit vetëm brenda zonës gjeografike në të cilën është krijuar si entitet.

Mainland

Është mënyra tradicionale e krijimit të një biznesi që prej një kohe të gjatë në Dubai, duke dhënë mundësinë për të kryer biznes në të gjithë tregun e Emirateve të Bahskuara dhe ndërkombtarisht(pa pasur kufizime gjeografike për zhvillimin e veprimtarisë së tyre),por me kërkesën e një bashkëpunëtori lokal(shtetas i Emiratevd të Bashkuara Arabe) si kriter i detyrueshëm.Një individ/Biznes vendas duhet të zotërojë jo më pak se 51 % të aksioneve ndërsa 49% të aksioneve që i përkasin pronarit si dhe kontrrolli i plotë i kompanisë si drejtues.

Të pasurit e një ideje të përgjithshme për llojet e bizneseve që mund të themelohen në këtë qendër të famshme gjithëpërfshirëse të quajtur Dubai,do t’ju ndihmojë në mënyrë të pakontestueshme ju si investitorë,të kuptoni se çfarë është më fitimprurëse për ju dhe cila kategori është më e përshtatshme që ju që të përfshini shërbimet që dëshironi të ofroni,me efikasitet.

Ekziston një gamë  kompanish që një biznesmen mund të themeloj në Dubai dhe përfshirja në njërën prej kategorive të sipër përmendura,varet kryesisht nga lloji i aktivitetit të biznesit që investitori dëshiron të ushtrojë.Për këtë,nëse dëshironi të themeloni  dhe të ushtroni një biznes,do t’ju nevojitet një  platformë biznesi.Para se ti shkoni në detaje kësaj proçedure duhet t’ju bëjmë me dije se hapi paraprak për ngrijten e kompanisë në Dubai,është të piketoni fushën e veprimtarisë të biznesit tuaj dhe duke mundësuar këtë do të  keni akses të dini llojin e liçensës që i përket aktivitetit tuaj.

Hapat për të Formuar një Biznes në Dubai

Nëse keni vendosur të themeloni biznesin tuaj në Dubai duhet të vendosni disa piketa kryesore përfshirë këtu:

  • Plani i biznesit
  • Lloji i veprmintarisë afariste
  • Juridiksioni
  • Politika financiare
  • Mundësimi i vizave
  • Liçencimi i biznesit
  • Dokumentacioni

Dhe nuk përfundon me kaq.Po,me të vërtetë mund të keni një ide brilante,por a ka kërkes në treg për atë çka ju kërkoni të ofroni?Sa e fortë është konkurrenca dhe çfarë e bën biznesin tënd të jetë mbi të tjerët?

Ai që dikur ishte një vend i qetë, sot është transformuar me shpejtësi marramendëse në një qytet global,inovativ dhe i mundësive të arta duke tërhequr fokusin e investitorëve dhe turistëve nga e gjithë bota.

Commitbiz

Dubai është një qendër gjithëpërfshirëse globale dhe është njëri nga vendet më miqësorë për krijimin e një biznesi të ri ose zgjerimin e atij ekzistues.Pavarësisht intervalit të kohës që keni shpenzuar duke ushtruar një aktivitet,një sipërmarrës ka gjithmmonë hapwsirw të bëhet pjesë e një ndryshimi që do të çojë në maksimizimin e fitimit dhe në zgjerimin e biznesit.Në  momentin që ky ndryshim vjen,sipërmarrësi i përgjigjet atij dhe e shfrytëzon si një mundësi të  paraqitur dhe ajo çka dihet në botën e biznesit është që,shfrytëzimi i një alternative të mirë kurrsesi nuk duhet neglizhuar ose humbur.Në ditët e sotme rrjetëzimi është cilësuar si rregulli numër 1 i pashkruar i biznesit.Kë njihni është ajo ç’ka njihni.Kjo është dhe arsyeja pse Commitbiz duhet të jetë zgjedhja juaj e parë dhe deçizive nëse vendosni të ndërmerni hapa reale për krijimin e një biznesi në Dubai.Ne ofrojmë mbështetje profesionale që në fazat e para duke filluar me rregjistrimin e tij dhe gjetjen e një vendodhjeje sa më të përshtatshme dhe fitimprurëse.Përpos kësaj,detajet ligjore,marrja e liçencës tregtare,përgatitja e dokumentacionit,janë konsulta dhe udhëzime që  kompania Commitbiz ofron për tu ardhur në  ndihmë  në hapjen e aktivitetit tuaj.Çdo mundësi e dhënë nga Commitbiz është një avantazh për ngritjen e biznesit tuaj dhe një hap përpara në konsolidimin e tij